Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar
Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve është përkeqësuar këto vite. Ai përmendi edhe çështjen e pagave duke thënë se ato mbetet të njëjta. “Mendoj që ky fokusi mbi pagat, pensionet tregon qartazi se si është përkeqësuar jetesa e qytetarit këto vite dhe gjithmonë partitë ofrojnë atë se çka i duhet apo mendohet…
Lajme
Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve është përkeqësuar këto vite.
Ai përmendi edhe çështjen e pagave duke thënë se ato mbetet të njëjta.
“Mendoj që ky fokusi mbi pagat, pensionet tregon qartazi se si është përkeqësuar jetesa e qytetarit këto vite dhe gjithmonë partitë ofrojnë atë se çka i duhet apo mendohet që i duhet qytetarit dhe është një detaj interesant zakonisht qytetarin e varfëruar e gëzon shumë lehtë, në kuptimin e asaj që ia gjuan 50 euro për t’i thënë se pensionin po të ndihmoj pak, gëzohet sepse është i varfër. Tek pagat është e njëjta”, tha ai./rtv21