Arsenali po i prin garës për Raphinhan

Arsenali është duke e kryesuar garën për shërbimet e sulmuesit Raphinha të Leeds United.

Sport

25/06/2022 09:51

Ndonëse, pos “topçinjve”, të interesuar për lojtarin janë edhe Barcelona, Chelsea dhe Tottenham, të tria këto kanë ngecur në bisedime për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Braziliani e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Leedsi për të provuar një përvojë të re në karrierën e tij si futbollist.

Lojtari shumë herë ia ka “shkelur syrin” Barcelonës, këta të fundit janë treguar tejet pasivë në këtë proces.

Mësohet se oferta e radhës e Arsenalit pritet të jetë mbi 60 milionë euro dhe me gjasë nuk do të refuzohet nga Leeds. /Lajmi.net/