Aliti në marshin “Jo në emrin tim” në Shkup: Dënimi i çlirimtarëve është turp dhe njollë mbi Kosovën

Në Shkup po zhvillohet marshi protestues “Jo në emrin tim”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Këshillit Organizativ Rafiz Aliti në fjalën e tij të rastit e quajti Gjykatën e Specializuar si gjykatë të krimit, pasi nga ata që pritej drejtësi, morën padrejtësi dhe zhgënjim. Ai shtoi se shqiptarët e…

Lajme

27/09/2026 15:01

Në Shkup po zhvillohet marshi protestues “Jo në emrin tim”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Këshillit Organizativ Rafiz Aliti në fjalën e tij të rastit e quajti Gjykatën e Specializuar si gjykatë të krimit, pasi nga ata që pritej drejtësi, morën padrejtësi dhe zhgënjim.

Ai shtoi se shqiptarët e Kosovës lirinë e paguan shtrenjtë, ndaj dënimi i çlirimtarëve është një turp i madh dhe njollë mbi shtetin e Kosovës.

“Përshëndes komandatin Abaz Gjuka-Ali Ahmetin, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë të pranishmit. Jemi këtu për të ngritur zërin për drejtësi, kundër drejtësisë politike siç po bën ajo gjykata e Hagës e cila u themelua nga Moska dhe Beogradi. Kjo Gjykatë është gjykata e turpit, që po na i mban çlirimtarët larg familjeve të tyre. Pikërisht dëshmitë fallco, muhabetet e kafeneve, na i dënuan çlirimtarët tanë. Besimi në drejtësinë e kësaj gjykate u kthye në zhgënjim të madh. U njollos Kosova dhe lufta çlirimtare e Kosovës. Le të mos e harrojnë kurrë se paguam çmim të lartë për lirinë e Kosovës, kemi viktima fëmijë, gra e pleq, kemi të burgosur e të dëbuar. Këto janë plagët e një populli, teksa kriminelët serb nuk u përballën me drejtësinë. Kjo është pabesi që nuk do ta harrojmë”, tha Aliti.