28 Nëntori- Shqipet kapen në valle edhe mes Athinës
Qindra shqiptarë kanë festuar sonte në sheshin “Sindagma” të Athinës, me rastin e shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ata ia kanë marrë valles, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi, duke i bashkuar kështu festës së madhe të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë. 28 Nëntori 1912 shënoi një kthesë historike për…
Lajme
Qindra shqiptarë kanë festuar sonte në sheshin “Sindagma” të Athinës, me rastin e shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Ata ia kanë marrë valles, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi, duke i bashkuar kështu festës së madhe të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë.
28 Nëntori 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë./tch