107-vjeçari e mposht koronavirusin për ditëlindje
Një 107-vjeçar stërgjysh, që i mbijetoi gripit Spanjoll, Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore tashmë e ka mposhtur edhe koronavirusin në ditën e lindjes.
Fun
Rudolph Heider nga Misuri i SHBA-ve mposhti virusin vdekjeprurës derisa karantinohej në shtëpi pleqsh, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Të martën familja e tij mori lajmin se ai ishte lejuar të dilte nga karantinimi, pasi nuk shfaqi më asnjë simptomë të Covid-19.
Familja e tij ndau historinë e tji prekëse me shpresën se do t’i frymëzojnë të tjerët të vazhdojnë luftën edhe kur ndjehen sikur nuk ka shans.
Në moshën 107 vjeçe, Rudi besohet të jetë një nga njerëzit më të vjetër në tokë që shërohet nga virusi pandemik. /Lajmi.net/