Luis Enrique, dy ndryshime të mëdha në formacion
Barcelona do të luajë të shtunën ndeshjen e radhës në La Liga.
Sport
Katalunasit përballen me ekipin e Las Palmas në udhëtim, ku Barcelona do të jetë me dy mungesa të mëdha.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Gerard Pique dhe mesfushorin Sergio Busquets, pëcjellë “Lajmi.net”.
Që të dy futbollistët nuk janë ftuar fare nga trajneri Luis Enrique për këtë ndeshje.
Arsyeja e mos-ftesës së Piques nuk është bërë ende e ditur, ndërsa Busquets duhet të pushojë për shkak se e ka plotësuar numrin e kartonëve.