10-vjeçari incizohet duke vozitur në autostradë makinën

Atë çfarë panë shoferët, ishte një skenë shumë e frikshme dhe që mund të përfundonte në një aksident

Auto & Tek

12/03/2020 23:52

Rusia është një burim i ngjarjeve të çuditshme që kanë të bëjnë me vetura, derisa aksidentet janë të shumta, transmeton Telegrafi.

Në këtë shtet është parë një Bentley Continental GT i kthyer në një tank, si dhe një Tesla Cybertruck i krijuar në një punëtori mekaniku.

Krahas modifikimeve kontroverse, ka edhe vozitje të pakujdesshme të veturave, si dhe manovra të ndryshme, që kanë përfundime të ndryshme.

Por, një skenë që është parë në një autostradë ruse, nuk dihet se çfarë përfundimi ka pasur, sepse është parë vetëm një pjesë e saj dhe nuk dihet se si ka përfunduar.

Subaru SRW është parë derisa vozitej nga një fëmijë dhjetëvjeçar, që vështirë mbërrinte të shihte mbi timon, megjithatë, ngiste me shpejtësi të konsiderueshme. Kjo nuk e ka ndaluar shoferin që po e ndiqte, që t’ia ngrinte lart gishtin e madh, në shenj miratimi për atë çfarë bënte.

Gjatë këtyre ditëve, nuk është raportuar për ndonjë makina që ka shkaktuar aksident ndërsa ishte duke u vozitur nga ndonjë fëmijë, duke lënë të kuptohet se ai e ka përfunduar rrugëtimin mirë.

YouTube player