10 gabimet e arbitrit Hernandez Hernandez, që e kanë lënë të zemëruar Real Madridin
Real Madrid është mjaftë i zemëruar me trajnerin Aljeandro Hernandez Hernandez pas barazimit në derbin madrilen kundër Atleticos.
Sport
Arbitri nuk akordoi penallti për “Los Blancos”, pavarësisht që pa në VAR se Felipe preku topin me dorë brenda zonës së 16-metërshit, transmeton lajmi.net.
Ky nuk është incidenti i vetëm i arbitrit kundër Realit, ngase është një listë e plotë me 10 gabime:
1.Penallti për Varane nga Rakitic (2019-20)
Edicionin e kaluar në “Camp Nou”, Real Madrid kërkoi dy penallti, të cilat ishin faull te Raphael Varane. I pari ishte shkaktuar nga Ivan Rakitic.
2.Penallti për Varane nga Lenglet (2019/20)
Incidenti i dytë ishte në “El Clasicon” e njëjtë, ku Clemente Lenglet rrëzoi francezin brenda zonës duke lënë klubin tejet të nervozuar.
3.Jose Campana prekje me dorë (2019/20)
Kundër Levante, Real Madrid kërkoi penallti për prekjen me dorë te Jose Campana. Arbitri nuk mendoi ashtu dhe në fund “Los Blancos” u mposhtën nga një gol në momentet e fundit.
4.Faulli i Luis Suarez që dërgoi në gol (2017/18)
Në një tjetër Clasico, Suarez mori topin nga Varane duke e faulluar dhe që përfundoi në gol. Suarez në fund të ndeshjes pranoi se ishte faull.
5.Jordi Alba në Marcelon (2017/18)
Në të njëjtën ndeshje, “Los Blancos” kërkuan penallti për një faull të Jordi Albas te Marcelo, por nuk u dha.
6.Dora e Jordi Albas në qafën e Modricit (2017/18)
Ky është tjetër incident në të njëjtën Clasico, Real Madridi kërkoi që arbitri të ndëshkojë Jordi Alban që e kapi në qafë Luka Modric. Spanjolli ishte ndëshkuar me një karton të verdhë, andaj Hernandez vendosi të mos e përjashtoi.
7.Faulli i Umtitit në Cristiano Ronaldon (2016/17)
Me titullin e La Liga-s në rrezik, Real Madrid kërkoi penallti të herëshme pas një faulli të Samuel Umtitit te Cristiano Ronaldo, por nuk u dha dhe atë kohë nuk kishte VAR.
8.Kartoni i kuq i Sergio Ramos kundër Messit (2016/17)
Tjetër rast kundër Barcelonës, këtë herë Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq pas një faull te Lionel Messi, por “Los Blancos” thonë se ishte gabim.
9.Goli i anuluar i Bale në “Camp Nou” (2015/16)
Ishte “El Clasico” e parë për Zinedine Zidanen si trajner dhe Gareth Bale i vendosi klubin në avantazh 2 – 1. Por, goli u anulua nga arbitri me pretendimet se faulloi Jordi Alban
10.Prekja me dorë e topit nga Felipe (2020/21)
Më e fundit në listë ishte prekja me dorë e Felipes, por arbitri Hernandez edhe pasi VAR i tha se ishte prekje me dorë, nuk mendonte se vlente për penallti./Lajmi.net/