Zyrtare: Arsenali transferon portierin Matt Turner

Matt Turner do të jetë portieri i dytë i Arsenalit.

Sport

27/06/2022 12:24

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi.

Matt është një portier që ka luajtur në ligën amerikane MLS, për New England.

Ishte Mikel Arteta ai që e komentoi transferimin e ri të portierit, duke thënë se ai do të sjellë cilësi në ekipin e tij.

“Matt është një portier me përvojë që do të sjellë cilësi të lartë në skuadrën tonë – ai ishte i mrekullueshëm në MLS”, tha spanjolli, përcjell lajmi.net.

Matt Turner do të jetë portieri i dytë pas Aaron Ramsdale./Lajmi.net/