Real Madridi nuk ka ndërmend të bëj blerje të reja

Ekipi spanjoll, Real Madridi nuk kanë në plan të bëjnë blerje të reja. Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger priten të jenë dy nënshkrimet e vetme për ‘Mbretërit’ këtë merkato. Këtë e ka konfirmuar trajneri i ekipi madrilen, Carlo Ancelotti. “Ne nuk do të bëjmë asnjë blerje tjetër. Jemi të kënaqur me ekipin aktual, jemi të…

Sport

15/07/2022 18:09

Ekipi spanjoll, Real Madridi nuk kanë në plan të bëjnë blerje të reja.

Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger priten të jenë dy nënshkrimet e vetme për ‘Mbretërit’ këtë merkato.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i ekipi madrilen, Carlo Ancelotti.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë blerje tjetër. Jemi të kënaqur me ekipin aktual, jemi të fortë”, tha italiani, përcjell lajmi.net.

Ancelotti u shpreh i lumtur me dy transferimet e ekipit të tij dhe beson që edhe Hazard do ta ndihmojë ekipin këtë sezon.

“Jam i lumtur me Rudiger, Tchouameni dhe jam i sigurt se Hazard do të na ndihmojë shumë”, përfundoi ai.

Tchouameni iu bashku ‘Los Blancos’ për 80 milionë euro, ndërsa Rudiger si një lojtar i lirë./Lajmi.net/