Dembele – Barcelona, shumë afër të arrihet marrëveshja

Ousmane Dembele dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës.

Sport

08/07/2022 22:26

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Ousmane Dembele dhe Barça kanë arritur një marrëveshje bazë për rinovimin.

Kjo marrëveshje që ata kanë arritur do të jetë edhe për dy vite kontratë, me ulje rroge 40%, transmeton lajmi.net

Pas ofertave të shumta për rinovim dhe këmbënguljes së trajnerit të tij, Xavi Hernandez, ai ka pranuar propozimin për rinovim.

Tashmë ajo që mungon është drita jeshile nga drejtuesit sportiv të skuadrës blaugrana që kjo telenovelë të marrë fund.

Interesim për francezin kanë shfaqur klubi si Paris Saint Germain, Chelsea dhe Liverpool, por lojtari duket se do të vazhdojë në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/