Braithwaite në mëdyshje për destinacionin e radhës – Celta apo Getafe

Sulmuesi danez negocion përfundimin e kontratës me Barcelonën për të nënshkruar me një nga dy skuadrat spanjolle. Martin Braithwaite ka orët ose ditët e numëruara në Barcelonë. Sulmuesi danez është duke negociuar me klubin e Barcelonës zgjidhjen e kontratës që i lidh deri në vitin 2024. Marrëveshja mes dy palëve është praktikisht e përfunduar, por…

Sport

01/08/2022 11:04

Sulmuesi danez negocion përfundimin e kontratës me Barcelonën për të nënshkruar me një nga dy skuadrat spanjolle.

Martin Braithwaite ka orët ose ditët e numëruara në Barcelonë.

Sulmuesi danez është duke negociuar me klubin e Barcelonës zgjidhjen e kontratës që i lidh deri në vitin 2024.

Marrëveshja mes dy palëve është praktikisht e përfunduar, por futbollisti dëshiron ta nënshkruajë kur të vendos për skuadrën në të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘AS’, janë duke u shqyrtuar dy opsione: Celta dhe Getafe. Një prej tyre do të jetë edhe fati i ende futbollistit të Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Danezi ka disa propozime nga jashtë, por donte t’u jepte përparësi atyre që i vinin nga liga spanjolle. 

Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi final i tij./Lajmi.net/