​Rory Stewart eliminohet nga gara për postin e kryeministrit

Deputeti konservator britanik, mbështetës i Brexit-it, Boris Johnson nuk ka fituar shumë vota në garën për postin e liderit të partisë dhe kryeministrit të ardhshëm, pasardhësit të kryeministres Theresa May, pas raundit të tretë të votimit që eliminoi ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Stewart.

Bota

19/06/2019 23:26

Boris Johnson fitoi 143 vota të deputetëve konservatore, nga 313 në total. Rory Stewart, i cili ishte një kandidaturë që nuk pritej në këtë raund të tretë, u eliminua (27 vota), duke lënë 4 kandidatë ende në garë, sipas rezultateve të shpallura nga partia konservatore.

Kandidati kryesor për drejtimin e konservatorëve britanikë, Boris Johnson, rezulton në krye me një avantazh në rritje ndaj katër rivalëve në garë./ATSH/