​Premtimi i madh i Herolind Shalës para ndeshjes me Malin e Zi

Herolind Shala ka premtuar se do të japin gjithçka për ndeshjen e sotme në 'Fadil Vokrri' për t’i ndalur tri pikët në shtëpi.

Sport

14/10/2019 10:57

Kosova ka përfunduar përgatitjet para përballjes së sotme, aty ku do tentojë të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020 në përballjen me Malin e Zi.

Herolind Shala, që pasi mungoi në shtator pritet të jetë titullar të hënën – u ka premtuar tifozëve se do të japin maksimumin në “Fadil Vokrri” për të arritur fitore.

“Përgatitjet kanë shkuar mirë para ndeshjes ndaj Malit të Zi. Jemi gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’iu bërë të lumtur. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/