Dy të lënduar në aksidentin me kamionetë në rrugën Prizren-Prishtinë – bllokohet njëri shirit i lëvizjes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në rrugën Prizren–Prishtinë, ku një kamionetë e ngarkuar me mall është rrokullisur. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një kamionetë. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona,…

Lajme

30/05/2026 12:59

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në rrugën Prizren–Prishtinë, ku një kamionetë e ngarkuar me mall është rrokullisur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një kamionetë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes. Njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht”, ka deklaruar Krasniqi.