Mediat turke: Vedat Muriqi refuzon Galatasarayn

Vedat Muriqi është një prej emrave më të kërkuar në tregun e transferimeve. Sulmuesi kosovar pati një sezon fantastik me Mallorcan, duke shënuar 23 gola, por pasi skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte në La Liga, po shqyrton mundësinë e largimit. Ka disa klube të interesuara për “Piratin” derisa sipas mediave turke, ai ka…

Sport

30/05/2026 15:30

Vedat Muriqi është një prej emrave më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Sulmuesi kosovar pati një sezon fantastik me Mallorcan, duke shënuar 23 gola, por pasi skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte në La Liga, po shqyrton mundësinë e largimit.

Ka disa klube të interesuara për “Piratin” derisa sipas mediave turke, ai ka refuzuar një ofertë nga Galatasaray.

Në garë për Muriqin është edhe ish-skuadra e tij, Fenerbahche e cila dëshiron rikthimin e tij në Turqi.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë një takim mes Vedat Muriqit dhe drejtuesve të Mallorcas, ku do të vendoset për të ardhmen e 32-vjeçarit.

Skuadra spanjolle raportohet se dëshiron së paku 15-20 milionë euro për Vedat Muriqin, për ta lenë të lirë të largohet.