FSK dërgon dy majorë në mision ndërkombëtar, Bordi i Paqes iu uron mirëseardhje

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në misionet ndërkombëtare të sigurisë, teksa dy oficerë të saj janë integruar në strukturat e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF). Përmes një deklarate, Bordi i Paqes njoftoi se mirëpret oficerët e rinj ndërlidhës nga FSK-ja, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala, të cilët…

Lajme

30/05/2026 15:57

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në misionet ndërkombëtare të sigurisë, teksa dy oficerë të saj janë integruar në strukturat e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).

Përmes një deklarate, Bordi i Paqes njoftoi se mirëpret oficerët e rinj ndërlidhës nga FSK-ja, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala, të cilët do të shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Sipas deklaratës, dy oficerët kosovarë do të kenë rol të rëndësishëm në lehtësimin e shkëmbimit të informacionit kritik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të sigurisë.

“Kosova po dërgon më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik midis ISF dhe kombit të saj”, thuhet në njoftim.

Bordi i Paqes vlerëson se integrimit i Idrizit dhe Lalës në stafin e ISF-s; ndërton koalicionin ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet e sigurisë dhe stabilizimit për Bordin e Paqes.