​Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kujdes nga ky mashtrim

Miliona përdorues të smartfonëve ‘Samsung’ po paralajmërojnë për një përditësim që mund t'iu kushtojë shumë.

Auto & Tek

11/07/2019 15:11

Ekspertët paralajmërojnë që askush nuk duhet të shkarkojë aplikacionin që quhet “Updates for Samsung – Android Update Versions”, transmeton lajmi.net.

Kjo është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit që të bëjnë përditësime në celularët e tyre.

Por ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar.

Ekspertët thonë se kjo “i bomardon” Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët. /Lajmi.net/