​Gruaja kollitet në tren – pason kaosi i përgjithshëm

Një grua që po kollitej në një tren në Sidnei ka ngjallur zemërim nga njerëzit në rrjetet sociale australiane.

Fun

09/03/2020 19:28

Ata nuk mund të besonin se dikush po kollitej qëllimisht në kohën kur në pothuajse në të gjithë botën është duke u përhapur koronavirusi, transmeton lajmi.net.

Dy pasagjerë në tren filluan të grindeshin për mënyrën se si u kollit një grua në ndarje.

Burri përtej saj ishte i zemëruar që gruaja nuk e mbuloi gojën kur po kollitej.

Në vëzhgimin e tij se ajo që veproi ishte “e ndyrë”, gruaja qëllimisht u kollit ashpër para tij, një veprim që e la të hutuar në fillim.

Pas pak grindjesh, situata u qetësua, por ngjalli reagime të mprehta në mediat sociale.

Koronavirusi i ri mbërriti në Australi disa javë më parë, me më shumë se 80 raste të infektuara, tre prej të cilave me përfundim fatal. /Lajmi.net/

YouTube player