​BE: Procedura e urgjencës edhe për vaksinat në pritje të miratimit

Autorizimi i urgjencës i BE-së për vaksinat, përveç rregullimeve për variantet, mund të ketë të bëjë edhe me serumet e reja që janë tashmë pjesë e strategjisë së Bllokut, por që ende duhet të miratohen, sipas burimeve në Bruksel.

Bota

03/03/2021 19:09

“Komisioni Evropian po punon në lidhje me hipotezën, që, megjithatë, paraqet pengesa ligjore”, thanë burimet evropiane.

Përveç vaksinës “Johnson & Johnson”, që mund të marrë miratimin urgjent nga EMA më 11 mars, programi i BE-së, ende për t’u aprovuar, përfshin “Curevac” dhe “Sanofi”, si edhe dy kontrata të tjera që priten të nënshkruhen me “Novavax” dhe “Valneva”.