​Aeroplanët dhe helikopterët hedhin lule mbi spitale në Indi

Forca Ajrore e Indisë ka lëshuar mbi spitalet në Nju Delhi dhe qytete të tjera lule në shenjë falënderimi për mjekët, infermierët dhe personelin e policisë në ballë të luftës kundër pandemisë.

Fun

03/05/2020 17:49

Numri i pacientëve të regjistruar me koronavirus në Indi është rreth 40,000, dhe vendi, me një popullsi prej 1.3 miliard, është në një bllokadë totale në ditën e 40-të. Numri zyrtar i vdekjeve tejkaloi 1.300, transmeton lajmi.net.

Për gati gjashtë javë, kufijtë shtetërorë dhe bizneset u mbyllën. Këto masa do të përfundonin nesër, por janë zgjatur edhe për dy javë të tjera me një lehtësim.

Gjatë masave të ashpra kufizuese, ka pasur vështirësi të mëdha në mirëmbajtjen elementare të jetës së qytetarëve dhe miliona vende të punës tashmë janë humbur. /Lajmi.net/