Zyrtarizohet modeli i ri i telefonit, Huawei P10

Huawei P10 Lite është bërë zyrtar, pas një numri rrjedhash dhe spekulimesh të ndryshme. Modeli i ri në linjën P10 fokusohet në performancë më të mirë, kamerë, dhe efikasitet të baterisë.

Auto & Tek

20/03/2017 00:25

Pajisja sjell ekranin me 5.2 inç dhe rezolucione prej 1080p dhe punon me procesorin Kirin 658. RAM memoria ka kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 32GB.

P10 Lite vjen me kamerën kryesore prej 12MP ndërsa kamera për ‘selfie’ ka kapacitet prej 8MP. Huaëei ka implementuar metodën Portrait Selife në P10 Lite dhe kjo do të mund të bëj fotot ‘selfie’ më interesante.

Huawei P10 Lite fuqizohet nga bateria me 3,000 mAh dhe funksionon përmes Android Nougat me EMUI 5.1.

Telefoni i ri nga Huawei është i gatshëm për para-porositje në Britani të Madhe, së bashku me P10 Plus.

Modeli bazik do të kushtojë 549 funta ndërsa modeli Plus ka çim prej 649 funtave. P10 Lite dhe P10 do të jenë të gatshëm globalisht që nga 31 marsi, ndërsa modeli Plus do të dal në shitje një javë më vonë, më 7 prill.