ZYRTARE: Ylli i Liverpoolit transferohet në Turqi (FOTO)

Martin Skrtel është larguar nga skuadra e Liverpoolit, për t’iu bashkuar Fenerbahces.

Sport

12/07/2016 22:32

Qendërmbrojtësi sllovak, Martin Skrtel, është transferuar te skuadra turke Fenerbahce.

Skrtel largohet nga Liverpool pas më shumë se tetë vite të kaluara në “Anfield”.

Ai e humbi vendin në formacionin bazë të “Reds”, pasi Jurgen Klopp e preferonte dyshen Sakho-Lovren.