Zyrtare: Ylli i Italisë mungon në “Euro 2016”

Është zyrtarizuar një lajm shumë i keq për Kombëtaren e Italisë.

Sport

06/05/2016 21:58

Bëhet fjalë për mungesën e Marco Verrattit në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Mesfushori do të operohet më 16 maj, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga PSG, përcjellë “Lajmi.net”.

Një hendikep ky i madh për përzgjedhësin Antonio Conte, për të cilin Verratti ishte fantazisti kryesor i mesfushës.