Zyrtare: Vidal në Bayern Munich
Bayern Munich ka ofruar një konferencë për shtyp për të prezantuar përforcimin e ri, Arturo Vidal.
Sport
Bayern Munich ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal për rreth 40 milionë euro.
Kampioni i Bundesligës konfirmoi marrëveshjen javën e kaluar.
Mirëpo, 28-vjeçari ka mbërritur sot në Munich për ta finalizuar transferimin.
Bayern ka njoftuar se Vidal do të prezantohet para mediave në një konferencë për shtyp në ora 15:30.