ZYRTARE: Ukrainë – Kosovë, lajmi i fundit është i pabesueshëm

FFU ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ndeshja me Kosovën do të luhet në praninë e vetëm 999 shikuesve.

Sport

08/10/2016 14:44

Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU), ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ndeshja me Kosovën do të luhet në praninë e vetëm 999 shikuesve.

Ata kanë pranuar kushtin e vënë nga autoritetet polake, dhe si pasojë e kësaj kanë dalë sot me një komunikatë.

Sipas FFU, të gjitha 999 biletat do t’u ndahen dy federatave dhe sponzorëve, duke mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për tifozë, përcjellë Gazeta Olle.

Kësisoj, tifozët shqiptarë mund të marrin ndonjë biletë, vetëm përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

Autoritetet polake, për shkaqe sigurie, nuk lejojnë më shumë tifozë në stadiumin e Cracovias.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.