ZYRTARE: Sulmuesi i njohur shpallet transferimi i dështuar i vitit 2018 në Serie A

Ish sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, ka fituar Bidone d’Oro, si transferimi më i keq i vitit 2018 në Serie A.

Sport

09/01/2019 18:56

Ky çmim, i cili jepet për transferin më të dobët në Serie A, për vitin 2018 i ka takuar Nikola Kalinicit.

Plot 13 mijë persona kanë votuar në sondazhin e hapur nga ‘Calciobidoni.it’, ndërsa shumica dërrmuese e votave kanë shkuar për sulmuesin kroat.

Kalinic, që tani vesh fanellën e Atletico Madrid, në vitin 2018 nga Fiorentina ishte transferuar te Milan.

Pas Kalinic, janë renditur Andre Silva, një tjetër sulmues i Milanit i huazuar te Sevilla, dhe sulmuesi i Romës, Patrik Schick./Lajmi.net/