ZYRTARE: Stoger largohet nga Dortmundi – Lajmi.net
ZYRTARE: Stoger largohet nga Dortmundi
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 18:53, 12 May 2018
Peter Stoger do të largohet nga Borussia Dortmund.

52 vjeçari austriak, pas ndeshjes së fundit të Bundesligës ku Dortmund u mposht 3:1 në udhëtim te Hoffenheim, ka njoftuar se do të largohet nga ‘milionerët’.

Stoger mori drejtimin e Dortmundit në dhjetor të vitit të kaluar, pas shkarkimit të trajnerit Peter Bosz.

“Sot ishte ndeshja ime e fundit për Dortmundin. Këtë vendim e kemi marrë së bashku me klubin pak kohë më parë”, ka deklaruar Stoger.

Dortmund sezonin në Bundesligë e përfundon në vendin e katërt me 55 pikë./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Borussia Dortmund

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master