ZYRTARE: Simone Zaza rikthehet në Serie A, kjo është skuadra e tij e re

“E kam ëndërruar rikthimin në Itali dhe e kam arritur atë”.

Sport

17/08/2018 20:11

Kështu ka deklaruar Simone Zaza pas zyrtarizimit si lojtar i skuadrës së Torinos.

Sulmuesi italian i ka dhënë fund aventurës në Spanjë te Valencia, duke u rikthyer në Serie A.

Është skuadra e Torinos që ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Kombëtares së Italisë.

“Jam shumë i lumtur dhe më duhet të falënderoj presidentin e Torinos, sepse ai bëri që të realizohet ëndrra ime për t’u rikthyer në Itali”, ka deklaruar Zaza./Lajmi.net/