ZYRTARE: Alexander-Arnold vazhdon kontratën me Liverpool

Liverpool dhe Alexander-Arnold kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate të re pesëvjeçare që do të lidhë mbrojtësin me skuadrën angleze deri në vitin 2024.

Sport

19/01/2019 11:32

Kontrata konsiderohet si një shpërblim për progresin e madh që ka bërë mbrojtësi i krahut, i cili në 12 muajt e fundit ka qenë lojtari më i mirë në pozitën e tij në Premierligë.

Reprezentuesi skocez bëhet lojtari i radhës te Liverpool që nënshkruan kontratë afatgjate, pas Mohamed Salah, Robert Firmino e Sadio Mane.

Lajmi për vazhdimin e kontratës së Arnold, është bërë i ditur në faqen zyrtare të Liverpoolit.

Si lojtari, ashtu edhe Liverpool janë shprehur të lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje./Lajmi.net/