ZYRTARE: Zidane publikon listën, Reali pa dy yje ndaj Man Cityt (FOTO)

Zinedine Zidane e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Sport

03/05/2016 18:34

Real Madrid do të jetë pa Karim Benzeman dhe Casemiron, për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Lajmi i mirë për Los Blancos është përfshirja e Cristiano Ronaldos që gjithashtu mungoi në ndeshjen e parë në Etihad, por që ia ka dalë të rikuperohet për ndeshjen kthyese.