ZYRTARE: Premierliga zgjedh lojtarin më të mirë të muajit shtator

Eden Hazard është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në Premierligë.

Sport

12/10/2018 14:32

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Premierligë në muajin shtator.

Reprezentuesi belg ka pasur një shtator për t’u mbajtur mend, duke shënuar pesë gola në katër ndeshje.

Njëri nga golat për Hazard erdhi edhe në derbin ndaj Liverpoolit, ku Chelsea barazoi 1:1.

Kujtojmë se çmimin për trajnerin e muajit e ka fituar Nino Espirito Santo i Wolves, ndërsa për golin më të bukur i ka takuar Daniel Sturrdige, që ka realizuar një super-gol nga Chelsea./Lajmi.net/