ZYRTARE: Nga Gjilani te Drita, ndodh transferimi i vitit në Kosovë

Ka përfunduar me “happy end” telenovela Betim Haxhimusa tek Drita.

Sport

06/06/2018 16:21

Mesfushori ferizajas u transferua nga Gjilani, me të cilët ka kontratë deri më 30 qershor të këtij viti.

“FC Drita konfirmon marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Betim Haxhimusa deri në vitin 2021

Sulmuesi Haxhimusa tani më zyrtarisht është pjesë e klubit bardhë e kaltërt me të cilin pritet të rritet konkurrenca në fazën ofanzive”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Haxhimusa në dy vitet e fundit luajti për Gjilanin, duke qenë njëri prej më të mirëve në fushë.

Ai më parë ka luajtur edhe për Ferizajn dhe Prishtinën. /Lajmi.net/