ZYRTARE: Milan konfirmon përforcimin e ri nga rivali i Serie A

Milan ka zyrtarizuar një përforcim të ri.

Sport

17/08/2018 12:15

Diego Laxalt është futbollist i ri i Milanit.

Klubi nga San Siro ka zyrtarizuar transferimin e tij nga Genoa.

Ai bëhet blerja e re e Milanit me vlerë prej 18 milionë euro në javët e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Milan dhe Genoa kanë zyrtarizuar një tjetër marrëveshje.

Bëhet fjalë për transferimin definitiv të sulmuesit Gianluca Lapadula nga Milan në Genoa. /Lajmi.net/