ZYRTARE: Luka Modric nuk paraqitet ndaj Kosovës (FOTO)

Luka Modric nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Sport

01/10/2016 17:42

Federata e Futbollit të Kroacisë ka konfirmuar se Luka Modric nuk do të mund të luajë ndaj Kosovës dhe Finlandës për kualifikimet e Botërorit.

Mesfushori ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit që Reali barazoi 2:2 me Dortmundin, në Ligën e Kampionëve.

Në faqen e Federatës së Futbollit të Kroacisë, është konfirmuar se Marko Rog do të zëvendësojë Modricin.

“Marko Rog do ta zëvendësojë të lënduarin Luka Modric për kualifikueset kundër Kosovës dhe Finlandës. Luka të dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në konfirmimin e Federatës kroate, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.