ZYRTARE: Lamtumirë Lorik!

Lorik Cana është larguar nga Nantes.

Sport

24/05/2016 13:44

Lorik Cana nuk është më futbollist i Nantes.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës franceze.

“Kam kërkuar që pas evropianit të largohem nga Nantes dhe kryesia e klubit e ka miratuar këtë”, tha fillimisht Cana në një konferencë për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.

Cana po ashtu pret që ta vazhdojë karrierën larg Evropës.

“Do të doja ta provoja një eksperiencë jashtë Evropës”, ka thënë Cana.

Nantes përfundoi në pozitën e 14-të në Ligue 1.