ZYRTARE: Kjo do të jetë skuadra e Shaqirit edicionin e ri

Xherdan Shaqirin do ta shohim edhe edicionin tjetër në Premierligë.

Sport

22/06/2017 19:46

Skuadra e Stoke City, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e futbollistit me prejardhje nga Kosova.

Shaqiri sipas medieve italiane, po kërkohet nga Roma, që e sheh si pasues të Mohamed Salah, që po kompleton transferimin te Liverpooli.

“Nuk ka asgjë sa i përket kësaj. Shaqiri u rikthye nga lëndimi në fund të stinorit dhe bëri mirë me klubin. Nuk e kemi në plan ta shesim atë”, ka deklaruar drejtori i Stoke City, Peter Coates, përcjell lajmi.net.

Xherdan Shaqiri i është bashkuar Stoke Cityt në verën e vitit 2015 nga skuadra italiane, Inter./Lajmi.net/