Zyrtare: Juventus, ky është përforcimi i ri

Juventus ka transferuar portierin Neto nga Fiorentina. Ai ka nënshkruar kontratë me Bianconerët deri më 30 qershor të vitit 2019.

Sport

03/07/2015 17:34

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e portierit Neto nga Fiorentina.

Ai i është bashkuar Bianconerëve pas largimit të Marco Storarit i cili kaloi në Cagliari.

Portieri ka nënshkruar kontratë me Juventusin, deri më 30 qershor të vitit 2019.

Neto në edicionin e kaluar ka bërë 38 paraqitje me ekipin Viola dhe tani do ta fillojë një aventurë të re në Torino.