Genc Prelvukaj uron djalin e tij për përfundimin e shkollës së mesme: Bie në sy prezenca e Eni Kocit

Djali i këngëtarit Genc Prelvukaj ditë me parë ka përfunduar shkollën e mesme dhe ka pasur edhe mbrëmjen e maturës. Artisti djalin e tij e ka uruar më fjalë shumë të veçanta, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë që tashmë Gjini është rritur dhe është shumë krenar me të. “Dy ditë me parë, Gjini e kishte…

ShowBiz

18/05/2024 18:11

Djali i këngëtarit Genc Prelvukaj ditë me parë ka përfunduar shkollën e mesme dhe ka pasur edhe mbrëmjen e maturës.

Artisti djalin e tij e ka uruar më fjalë shumë të veçanta, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë që tashmë Gjini është rritur dhe është shumë krenar me të.

“Dy ditë me parë, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bërë burrë i mirë e i urtë, ndërsa unë tejet krenar me të. Krahas tjerash është shoku im i ngushtë, me të cilin kemi kaluar e thyer me mijëra sfida bashkë.

Djalë i mbarë Gjin, uroj që një ditë, i plakur e me rrudha ti puthi fëmijët e tu! Deri atëherë do ta kuptosh sa e madhe dhe e pastër është dashuria e babës ndaj teje.

Të duam unë, motra Adea dhe e gjithë familja.”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Ndërkaq, Genci ishte i shoqëruar edhe nga gruaja e tij Eni Koci./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)