Zyrtare: Italia kundër Shqipërisë

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka zyrtarizuar marrëveshjen për zhvillimin e një ndeshje miqësore kundër Italisë më 18 nëntor, në stadiumin e Parmës.

Sport

30/09/2014 09:43

Tashmë është zyrtare. E konfirmon vetë Federata e Futbollit të Shqipërisë. Më 18 nëntor të këtij viti, në “Tardini” të Parmës, në orën 18:00, do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar për Tiranën zyrtare të Futbollit zhvillimin e një ndeshjeje të këtij lloji, raporton “Panorama Sport”.

Është hera e parë që Shqipëria do të luajë kundër Italisë në nivelin e ekipeve kombëtare A. Më parë, një gjë e tillë ka ndodhur me ekipet U-17, U-19 dhe U-21. Ka kohë që është përfolur për një ndeshje të tillë, madje zyrtarisht është folur edhe gjatë vizitës së ish-presidentit të FIGC, Abete, në Tiranë.

Tashmë, akordi është gjetur edhe zyrtarisht, pasi edhe të dy trajnerët respektivë, Antonio Conte dhe Gianni De Biasi, e kanë pëlqyer një përballje të tillë në miqësore.