Zyrtare: Hazard në M’Gladbach

Thorgen Hazard, vëllai i yllit të Chelseas, Eden, nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Bundesligë te skuadra e Borussia Monchengladbach.

Sport

05/07/2014 15:45

Nga njëri Hazard i cili do të mbetet në klub, tek tjetri që është larguar, por vetëm në formë huazimi.

Chelsea ka njoftuar se Thordan Hazard, vëllai i vogël i yllit të skuadrës, Eden, nga sezoni i ardhshëm do të luajë tek klubi nga Bundesliga, Borussia Monchengladbach.

Thorgan, 21-vjeç në dy edicionet e fundit a qenë i huazuar në Zulte Waregem, por nga stinori i ri do të jetë në gjendje të sprovojë veten te një klub më i madh si Borussia Monchengladbach, ku për bashkëlojtar do ta ketë yllin kosovar, Granit Xhaka.

Njësoj sikurse Eden, edhe Thorgen luan në rolin e mesfushorit ofanziv.