ZYRTARE: Gervinho i bashkohet skuadrës nga Serie A

Gervinho është rikthyer në Serie A.

Sport

17/08/2018 17:52

Reprezentuesi i Belgut të Fildishtë, do të jetë pjesë e kampionatit italian në sezonin e ri që fillon nesër (e shtunë).

Është skuadra e Parmës që ka arritur marrëveshje me 31 vjeçarin, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Romës në 71 ndeshje, ku ka shënuar 17 gola.

Gervinho që ka qenë pjesë e Premierligës te skuadra e Arsenal, në vitin 2016 i është bashkuar skuadrës kineze, Hebei China Fortune, që në 29 paraqitje realizoi vetëm katër gola./Lajmi.net/