ZYRTARE: FSHF cakton stadiumin për ndeshjen Shqipëri – Izrael (FOTO)

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ka caktuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Sport

28/10/2016 12:11

Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Izraelit do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ka caktuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e ardhshme e ekipit kuqezi në eliminatoret për “Kampionatin botëror 2018”, përcjell “Lajmi.net”.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, vazhdon njoftimi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.