ZYRTARE: FFK zbulon arsyen pse Bunjaku nuk do të luajë për Kosovën

FFK nëpërmjet një njoftimi ka zbuluar se sulmuesi i St.Gallenit është i dëmtuar.

Sport

10/11/2016 12:15

Albert Bunjaku nuk është grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjen me Turqinë, për shkak të një lëndimi.

Ishte raportuar se ish sulmuesi i Zvicrës ka refuzuar të bashkohet me Kosovën pasi ishte i pakënaqur me tretmanin nga selektori i ekipit kosovar, Albert Bunjaki.

Por, FFK nëpërmjet një njoftimi ka zbuluar se sulmuesi i St.Gallenit është i dëmtuar, përcjell “Lajmi.net”.

“Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës bën të ditur se mosardhja e sulmuesit Albert Bunjaku për ndeshjen kundër Turqisë ishte e njohur para grumbullimit, për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti. Kjo është arsyeja e vetme e mungesës së tij dhe shtabi i uron shërim sa më të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet lojës së futbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.