ZYRTARE: Erik Lamela nënshkruan kontratë të re me Tottenhamin

Erik Lamela do të vazhdojë të mbetet pjesë e Tottenham Hotspur.

Sport

20/07/2018 19:17

Ylli argjentinas ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën angleze, që e mban në ‘White Hart Lane’ edhe për katër vite.

Është skuadra e Tottenham që në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së re me Lamelan.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Eric Lamela ka nënshkruar kontratë të re me klubin, me kohëzgjatje deri në vitin 2022”, njofton gjiganti anglez.

Lamela 26 vjeçar, është pjesë e Tottenham që nga viti 2013, ku ishte transferuar nga Roma./Lajmi.net/