ZYRTARE: Dy yje të Atleticos transferohen në Kinë

Skuadra spanjolle, Atletico Madridi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën kineze, Dalian Yifang, për transferimin në Kinë të dyshes, Yannick Carrasco dhe Nicolas Gaitan.

Sport

26/02/2018 19:07

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për një transferim të këtyre dy futbollistëve në Superligën e Kinës.

Por, vetëm sot (e hënë) Atletico ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Carrascos dhe Gaitanit te Dalian Yifang.

Belgu Carrasco u bashkuar me Atleticon nga Monaco në korrik të 2015 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 124 paraqitje për Los Colchoneros.

Carrasco ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 17 asistime, ndërsa çmimi i transferimit të tij mendohet të jetë 60-70 milionë euro, por nuk është bërë zyrtar.

Në anën tjetër, Nico Gaitan u transferua te Atletico në verën e 2016 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 49 paraqitje me klubin spanjoll.

/