Zyrtare: Dënim i ashpër për Ibrahimovicin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është dënuar me katër ndeshje moslojë pas  sharjes së shtetit të Francës pas përfundimit të duelit me Bordeaux.

Sport

10/04/2015 00:24

Zlatan Ibrahimovic është dënuar me katër ndeshje moslojë pas  sharjes së shtetit të Francës pas përfundimit të duelit me Bordeaux.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain e pagoi shtrenjtë shperthimin e tij.

Komisioni Disiplinor i Ligës së Francës me presidentin Sebastien Deneux nuk e ka pranuar kërkim faljen nga Ibrahimovic dhe e dënoi atë.