ZYRTARE: David Ospina transferohet në Serie A

David Opsina karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Sport

17/08/2018 21:00

Reprezentuesi i Kolumbisë, është larguar nga Arsenal për t’iu bashkuar skuadrës së Napolit si huazim.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Napolit.

Ospina ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 2014, ku ishte transferuar nga francezët e Nice.

Në këto katër vite te Arsenal, Opsina ka regjistruar 29 paraqitje./Lajmi.net/