ZYRTARE: Caceres transferohet te skuadra e njohur italiane

Lazio ka shpallur zyrtarisht blerjen e ish-lojtarit të Juve-s Martin Cacere-s nga Verona. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare.

Sport

08/01/2018 19:28

Lojtari i përfaqësueses uruguaiane po mundohet të rindërtojë karrierën e tij që nga sezoni i fundit te Juve ku shumicën e kohës ka qenë i dëmtuar, duke u larguar nga klubi në fund të sezonit 2015/16.

Kaceres bëri një paraqitje gjatë qëndrimit të shkurtër te Southampton vitin e kaluar, përpara se të shkonte te Verona, ku luajti 14 ndeshje duke shënuar tre gola në Serie A.

30-vjeçari tani do të luftojë për titullin kampion, me Lazio që është gati t’i zgjasë qëndrimin. Skuadra kryeqytetase është 11 pikë larg kryesuesve të Napolit për momentin.