ZYRTARE: Borussia Dortmund me njoftim për Aubameyang – Milan (FOTO)

Pierre Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga Borussia Dortmund.

Sport

24/07/2017 13:41

Borussia Dortmund ka bërë të ditur se nuk është në bisedime me asnjë klub për shitjen e Pierre Emerick Aubameyang.

Klubi gjerman me një komunikatë për media ka mohuar lajmin se sulmuesi i Gabonit mund të largohet nga klubi duke u transferuar në Milan.

“Nuk ekziston asnjë takim i bisedimeve me asnjë klub për shitjen e Pierre Emerick Aubameyang”, thuhet në njoftimin e Dortmundit. /Lajmi.net/